Grupimi Bashkimi për Demokraci ka deklaruar sot se tryeza e partive ka sjellë frymën e mirëkuptimit. Sipas krerëve të këtij grupimi, ndonëse tryeza nuk ka sjellë ndonjë përmbushje konkrete të kërkesave të opozitës, gjithsesi ajo hap rrugën e marrëveshjeve dhe ndryshimeve të domosdoshme në hallkat e procesit zgjedhor me anë të rrugëve institucionale.

Ata deklaruarn se problemet e saktësimit të zgjedhësve dhe ndarja e zonave që rrjedh gjatë këtij procesi, po ashtu dhe amendamentet e ndryshme që do të paraqiten për kodin zgjedhor, mbeten ende të hapura.Bashkimi për Demokraci sot nuk ka kontestuar për përbërjen e KQZ-së, por ka kërkuar prej tij të shpallë rezultatet e zgjedhjeve lokale të 1 tetorit për këtë koalicion opozitar./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego