Në gjykatën ndërkombëtare të Hagës është zhvilluar seanca e radhës, në ngarkim të gazetarit të njohur nga Kosova Baton Haxhiu. Kërkesa e prokurorisë ka qenë dënimi i tij nga gjykata me 15 mijë euro gjobë si dëmshpërblim për shpërfillje të urdhrit të gjykatës.
“Prokuroria rekomandon që trupi gjykues të imponojë një dënim me para të 15 mijë eurove.”
“Rregulli 77 AII, nuk thotë se gjykata ndjek penalisht për shpërfillje të saj një person i cili boton informata për një dëshmitar të mbrojtur.”
Debat në seancë ka ngjallur dhe një intervistë e dhënë nga Baton Haxhiu e dhënë për emisionin “Opinion+”, vetëm pak ditë pasi ndaj tij ishte vendosur masa e gjykimit në liri. Prokuroria iu referua emisionit televiziv duke e sjellë atë si një tjetër provë që dëmton procesin e gjykimit.
Por një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga avokati mbrojtës i Baton Haxhiut. I cili tha ndër të tjera se në intervistë nuk është thënë asgjë që të mund të cenojë integritetin e gjykimit.
“A e dini se cili kanal televiziv transmetoi këtë intervistë? Përgjigje besoj që ishte kanali televiz Klan.”
Pa palëve radhën për tu shprehur me vendim e ka gjykata e cila do të japë verdiktin për gazetarin e njohur Haxhiu. Ai u ndalua pak kohë më parë nën akuzën e publikimit të emrit të një dëshmitari në mbrojtje nga gjykata, i cilësuar si dëshmitar kyç në çështjen e Ramush Haradinaj. /tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi