Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhixh nuk ndihet fajtor para krimeve të kryera në ish-Jugosllavi. Ai doli për herë të dytë para gjykatës së Hagës dhe refuzoi të deklarohej fajtor ose jo. Heshtja e kriminelit të luftës detyroi gjykatësin të flasë në emër të tij, duke deklaruar se i akuzuari nuk ndjehet fajtor lidhur me 11 pikat e akuzës.

Korrespondenti i BBC në Hagë Majk Wallrixh tha, se që mendohej se Karaxhixh do të deklarohej fajtor për akuzat. Karaxhixh përballet me 11 të tilla, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Akuzat kanë të bëjnë me luftën e viteve 1992-1995 në Bosnje-Hercegovinë, duke përfshirë atë që konsiderohet si masakra më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, vrasja e 8000 burrave dhe djemve në Serebrenic. Prokuroria thotë se Karaxhixh kishte dijeni për krimet që po kryheshin nga forcat serbe të Bosnjës, por nuk mori veprime për t’i ndaluar ato.

Radovan Karaxhixh ka sfiduar deri më tani edhe ligjshmërinë e procedurave të gjykatës së Hagës./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle