Erion Veliaj vizitoi një familje, e cila sot hyri në një shtëpi të re pasi e vjetra u shkatërrua nga tërmeti i Shtatorit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se së shpejti do të nisë puna edhe për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit.
Megjithatë vizita e kryebashkiakut është shoqëruar me batuta mes tij dhe gjyshit të kësaj shtëpie. Gjatë momentit që po largohej, i moshuari me shaka i tha Veliajt, që të fillojë të mendojë për një fëmijë tjetër duke i kujtuar se në këtë mënyrë merr edhe dëmshpërblim.
Ky koment u pritur me të qeshura nga Veliaj, i cili ia ktheu përgjigjen me humor.
Gjyshi: Bëni kalama se ka thënë qeveria që do ju japë shpërblim. Ju flini gjumë!
Erion Veliaj: Do fillojmë punën urgjent, por kemi pasur edhe një çikë ngarkesë./tvklan.al