Bayern Munich regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti me rezultatin 2-0 skuadrën e Freiburg.

Pavarësisht rezultatit, nuk ishte një ndeshje e lehtë për bavarezët, që vuajtën jo pak.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të, kur Harry Kane nuk gaboi nga pika e penalltisë, duke e ndalur topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, golin e gjeti edhe Thomas Muller, që shënoi në minutën e 78-të, për të vendosur rezultatin në 2-0.

Në fund të takimit, miqtë shpërdoruan një penallti, me Holer që nuk shënoi dot nga pika e bardhë.

Kjo është fitorja e dytë në po kaq ndeshje për Bayern Munich, që numëron 6 pikë, po aq sa Leipzig dhe Heidenheim. /tvklan.al