Bayer Leverkusen ka huazuar deri në fund të sezonit nga Aston Vila futbollistin Emiliano Buendia.
Skuadra e drejtuar nga Alonso gjendet gjashtë pikë prapa Bayern Munich të Vincent Kompany në Bundesligë dhe ka qenë aktive në këtë merkato dimri për t’u përforcuar në sulm.
Argjentinasi luan si mesfushor me tipare sulmuese, por edhe si sulmues krahu. Por përpara se të largohej për në klubin gjerman, ai rinovoi kontratën me Aston Vilën, duke e bërë të qartë të ardhmen e tij.
Një dëmtim në gju e detyroi atë të qëndronte larg fushës në sezonin e shkuar, ku skuadra angleze bëri një paraqitje mjaft të mirë.
Ndërsa në këtë sezon, ai është aktivizuar në 19 ndeshje në të gjitha takimet.
Por sipas gjermanes Kicker, në kontratë ka një klauzolë në bazë të së cilës Leverkusen mund ta blejë në verë për shumën e 20 milionë Eurove.
Klan News