Bayern Mynihu është në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve për herë të 9-të në 15 sezonet e fundit. Bavarezëve u mjaftoi vetëm një gol në përballjen në “Allianz Arena” kundër Arsenalit. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, 45 minutat e para në Mynih ishin të balancuara, ndërsa loja u bë e fortë në pjesën e dytë.
Goli i takimit u realizua nga Kimmisch në minutën e 63 të lojës.
Pesë nga shtatë golat e fundit të mesfushorit në Ligën e Kampionëve janë realizuar në fazën eliminatore. Në vazhdim, Bayern u mbrojt mirë dhe Noyer u dallua me pritjet e tij. Gjermani bëhet portieri me më shumë sfida pa pësuar gol në Champions, me 58 të tilla. Në përfundim të takimit, trajneri Thomas Tuchel tha se ndihej krenar për ekipin.
“Kjo fitore do të thotë shumë për mua! Pjesa e parë ishte si një lojë shahu. Kush bën gabimin e parë, kush bën lëvizjen e parë? Askush nuk e donte diçka të tillë. Pjesa e dytë ishte padyshim më e mirë. Ne treguam guxim dhe merituam të fitonim! Jam krenar për paraqitjen e ekipit!”
Ndërsa për teknikun e “topçinjve”, fjalët ishin të pakta.
“Grupi është i shkatërruar! Ndihemi keq! Nuk po arrij të gjej fjalët e duhura! Është momenti të qëndroj në krah të lojtarëve dhe t’i mbështes, sepse janë ata që na kanë çuar në këtë udhëtim.”
Arsenali është jashtë Botërorit të FIFA-s për klube të planifikuar për verën e vitit 2025 në SHBA.
Klan News