Shqipëria sërish është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave botërore të cilat e vlerësojnë si destinacionin e duhur të pushimeve.
Gazetari i mediave britanike si BBC dhe Independent, Simon Calder i këshillon shikuesve britanikë që të konsultohen me një agjent udhëtimi përpara se të planifikojnë pushimet e tyre të verës pasi do të marrin oferta shumë të mira.
“Nëse po kërkon diçka të përballueshme shkoni në Portugali. Ata kanë një ofertë të shkëlqyer ose në Lindje, në Bullgari apo Maqedoninë e Veriut. Dhe “ylli” i këtij viti është Shqipëria”, thotë ai gjatë kësaj interviste, teksa po jepte këshilla për zgjedhjen e vendeve për të pushuar.
Vetë gazetari i njohur britanik e ka nisur zbulimin e vendit tonë dekada më parë, me vizitat e para përpara viteve ’90.
Këtë pjesë të intervistës e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale i cili thekson se ky është vlerësimi më domethënës që mund t’i bëhej Shqipërisë teksa sezoni turistik është afër fundit.
Klan News