BBC Sport evidenton Kombëtaren Shqiptare për arritjen e saj për herë të dytë në finalet e Europianit.
Puna e Sylvinho me rreshtimin 4-3-3 apo afrimi i lojtarëve të tillë si Jasir Asani kanë rritur ambiciet e skuadrës dhe stafit teknik.
“Ne nuk do të shkojmë atje për t’u argëtuar. Puna jonë nuk ka përfunduar dhe, nëse kemi ndonjë shans për të kaluar në fazën eliminatore, do të luftojmë në të njëjtën mënyrë si në kualifikuese”.
BBC veçon se përqëndrimi i Sylvinho në punën me kombëtaren është edhe falë familjes së tij që pranoi që të jetonin të ndarë mes Portos në Portugali dhe Tiranës.
Loja agresive sulmuese e aplikuar nga trajneri ka impresionuar tifozët dhe ekspertët më skeptikë. Ndërsa trajneri inkurajon lojtarët e Shqipërisë që të godasin sa më shumë portën kundërshtare.
“Ata me të vërtetë dinë ta godasin topin nga distanca, e kanë atë në vete dhe e duan, kështu që unë i inkurajoj ta bëjnë. Nëse lojtarët mendojnë se kjo është gjëja më e mirë për të bërë, ju lutemi gjuani në portë”.
Shqipëria është një nga skuadrat më pak e njohur dhe për këtë arsye tek kundërshtarët mund të jetë elementi surprizë.
Tv Klan