Bashkimi Evropian, në kuadër të integrimit të Shqipërisë, pritet të financojë për standarde të njëjta të gjitha bashkitë në vend. Në prezatimin e iniciativës së dimensionit social, eurodeputeti Knut Fleckenstein bëri një ftesë të hapur drejt të rinjve dhe shoqërisë civile, që përmes projekteve konkrete të zhvillimit të përshpejtojnë integrimin evropian.
Ndërkaq, ambasadorja gjermane Sussanne Schutz, prezantoi situatën aktuale sipas raportit të Ilos, duke deklaruar se 5% e shqiptarëve sot nuk kanë para të ushqehen. Ndërsa më shumë se gjysma e të punësuarve janë informal në treg. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është angazhuar që shërbimet sociale të ofrohen njëlloj në të gjitha njësitë vendore me standardet e kryeqytetit.
Projekti me mbështetjen gjermane ka filluar të hedhë hapat e para duke ngritur kapacitetet në 11 bashki për çështjet mbi thellimin e reformave në sistemin e mbrojtjes shoqërore.
Klan Plus