Që nga 19 Dhjetori qytetarët e Serbisë,  Maqedonisë dhe Malit të Zi do të udhëtojnë pa viza drejt 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Lajmi u zyrtarizua në takimin e ministrave të bllokut të mbledhur në Bruksel ku ndër të tjerë u shpreh mbështetja e plotë për heqjen e këtij regjimi me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën e paralajmëruar të ndodhë në Korrik të 2010-ës.

Ministrat i bënë thirrje qeverive të Tiranës dhe Sarajevës të plotësojnë reformat e mbetura që qytetarët e këtyre vendeve të udhëtojnë sa më shpejt pa viza drejt Evropës.

Tobias Bislltrom: “Nëpërmjet kësaj deklarate të përbashkët Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian nxisin qeveritë e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reforma. Unë pres me padurim për ditën kur ne do të vendosim të heqim vizat për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës.”

Qytetarët serbë malazezë dhe maqedonas që nuk kanë pasaporta biometrike nuk do të kenë nevojë për vizë në rast qëndrimi afatshkurtër në vendet e bllokut, dhe nga ana tjetër nuk do të kenë mundësi punësimi.

Presidenti serb, Boris Tadici, pranishëm në këtë takim u shpreh i kënaqur me këtë vendim të Brukselit dhe shprehu besimin që së shpejti edhe qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës të përfitojnë nga ky regjim./tvklan.al