Titujt kryesorë 12 Tetor 2010, ora 19:30
SEDM–i në Tiranë, SHBA: Shqipëria, progres me reformat
Siguria në rajon dhe bashkëpunimi në fushën ushtarake ishte në fokus të ministerialit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore që u mbajt në Tiranë. Ndihmës/sekretari amerikan i mbrojtjes, Aleksandër Varshbou vlerëson reformat e Shqiperisë në fushën e mbrojtjes.
Heqja e vizave, nish fushata per informimin e qytetareve
Ministria e Brendshme ka nisur një fushatë për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave. Vetë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ishte në Elbasan, ku u kërkoi studentëve e pedagogëve të universitetit “Aleksander Xhuvani”, të bëhen pjesë e kësaj fushate.
Trafiku kaotik në kryeqytet, Rama fajson qytetarët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, fajson qytetarët për mos respektim të sinjalistikës rrugore, ndërsa këta të fundit thonë se është pikërisht Rama dhe Bashkia e Tiranës, që kanë çuar në këtë gjendje kaotike trafikun.
Luhatjet e Euros, Ekspertët: Shqetësuese, por janë sezonale
Euro vazhdon të ruajë pozitat e forta ndaj lekut. Ekspertët thonë se luhatjet e kursit të këmbimit janë shqetësuese dhe sqarojnë se ato do të eleminohen vetëm me futjen e Euros si monedhë kombëtare në Shqipëri.
Aksidentë në Ukrainë e Poloni, bilanc tragjik me 57 viktima
Bilanc tragjik me 57 viktima, në dy aksidente rrugore të ndodhura në Ukrainë e Poloni. Vetëm në Ukrainë, përplasja e një treni me një autobus shkaktoi 40 të vdekur e 12 të plagosur.
Kombëtarja, kundër Bjellorusisë me formacion mbrotjës
Kombëtarja shqiptare sapo ka nisur ndeshjen e rradhës për eleminatorët e Europianit 2012, në Minsk të Bjellorusisë. Për shkak të mungesave, zëvendëstrajneri duket se ka zgjedhur një formacion mbrojtës.
Rekord poligamie në Kenia, një burrë me 100 gra e 200 fëmijë
Një 94 vjeçar nga Kenia duket se mban një rekord që vështirë të thyhet. Gjatë jetës së tij ai është martuar me 100 gra, disa prej të cilave i ka patur njëherazi, dhe ka lindur me to plot 200 fëmijë.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 12 Tetor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi