Lajme Arkiva 2003

Raporti i djeshëm i delegacionit i Bashkimit Evropian ku paralajmërohet se Shqipëria për shkak të ngadalësimit të reformave rrezikon negociatat për asocim-stabilizimin në Bashkimin Evropian duket se është kuptuar ndryshe nga qeveria shqiptare. Vetëm një ditë pas prezantimit të këtij raporti ministri i Shtetit Blendi Klosi ka paraqitur gjatë një konference për shtyp arritjet e qeverisë gjatë periudhës Janar-Tetor 2003.

Blendi Klosi: Shqipëria ka qenë anëtare aktive në të gjitha veprimtaritë rajonale duke marrë gjithnjë e më shumë rolin e faktorit nxitës të stabilitetit dhe politika konsensuale në rajon. Shqipëria ka qenë aktive dhe materiali paraqet veprimtaritë e vendeve të korridorit të 8 në shumë veprimtari rajonale në të cilat ne tashmë kemi marrë pjesë duke përmendur këtu marrëveshje të tregtisë së lirë me të gjitha vendet e rajonit duke përfshirë edhe Kosovën./tvklan.al