Pas tensioneve të fundit të krijuara mes Kosovës dhe Serbisë reagoi edhe Bashkimit Europian. Në një reagim për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç konfirmoi se komisioneri Johanes Hahn po mban kontakt me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin.
Sipas Koçijançiç, të dy presidentët ranë dakord se ka është nevoja urgjente që të qetësohet situata. Komisioneri Hahn ka ofruar ndihmën e tij për arritjen e zgjidhjeve të shpejta dhe praktike për çështjen e tregtisë, duke përfshirë kontaktet dypalëshe dhe vendosjen e kësaj çështjeje në axhendën e përbashkët të Këshillit të Stabilizim Asociimit.
Tv Klan