Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Poloni ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij polak, Andrzej Duda. Ceremonia e pritjes në Pallatin Presidencial u pasua nga takimi kokë më kokë mes Presidentëve të dy shteteve dhe më pas me takimin bilateral të delegacioneve përkatëse.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, Presidenti  Begaj bëri të ditur se kryefjalë e këtij bashkëbisedimi ishte bashkëpunimi më i ngushtë mes dy vendeve.

“Shqipëria mbetet plotësisht e interesuar të presë më tepër investime direkte me origjinë polake në fushën e infrastrukturës, transportit, bujqësisë, turizmit, inovacionit, zhvillimit të burimeve natyrore, energjisë së rinovueshme, sistemit hekurudhor, etj. Shqipëria ka një ekonomi dinamike dhe me rritje të shpejtë, monedhë të qëndrueshme dhe inflacion nën kontroll, si dhe  një sektor bankar të shëndetshëm”.

Kreu i Shtetit i shprehu homologut të tij polak mirënjohje për mbështetjen e dhënë ndaj procesit integrues të Shqipërisë në BE, por edhe për stabilitetin në rajon.

Tv Klan