Asambleve në Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi angazhim maksimal për votën në 11 Maj që të bëjmë realitet Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Ai tha se kushtet janë krijuar dhe nuk duhet lënë ky moment t’i ikë Shqipërisë që të bëhet pjesë e kësaj familje për shkak të ndasive partiake.
“Pas zgjedhjeve të ’90 – 92-shit, këto janë zgjedhjet e para që kanë një peshë gjeopolitike dhe që lidhen drejtpërdrejt me fatin e vendit tonë, me fatin europian të vendit tonë. Për herë të parë mundësia për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian është reale”, tha Edi Rama.
Rama tha se nëse qëndrueshmëria dhe rezultatet e arritura me ndërkombetaret të lëkunden me 11 Maj nga një votë jo e qartë mazhoritare për socialistët, Shqipëria do të zvarritet edhe për disa vite të tjera në dyert e Brukselit.
“Sikur në 11 Maj rezultati të mos jetë i qartë, sikur gjithë kjo qëndrueshmëri që kemi krijuar të lëkundet, sikur pozicioni ndërkombëtar ku e kemi vendosur Shqipërinë të vihet në dyshim dhe sikur ata të thonë: – Ore po mirë më fal për çfarë bëhet me kë do punojnë dhe mjafton një rrëshqitje 6 mujore për të mos thënë më shumë dhe nuk arrihet më gjëja dhe ajo mundësi mund të mund të iki që aty”, tha Rama.
Puna e socialistëve tha Rama duhet të bëjë që opozita të marrë Noc Rrokun edhe në këto zgjedhje.
“Ju lutem të fokusoheni dhe të bëni maksimumin në këto 60 ditë. Në 11 Maj, ne duhet t’i prezantojmë atyre një Noc Rrok madhështor, domethënë duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre t’u çojmë Noc Rrokun, po një Noc Rrok aq madhështor sa të thonë: Çfarë i bëmë vetes që zgjuam Noc Rrokun”, tha kryesocialisti.
Klan News