Futbollisti i Kombëtares, Berat Gjimshiti është bërë baba për herë të tretë. Mbrojtësi dhe partnerja e tij serbe, Alisa Jalize, kanë njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tyre, Aron Noah.
Kapiteni kuqezi ka gjithashtu një djalë dhe një vajzë, ndërsa familjes i shtohet edhe një tjetër djalë.
“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Djimsiti. Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar. Mirë se erdhe në botë, vogëlushi jonë”, shkroi Gjimshiti në postimin e tij.
Gëzimet sa vijnë dhe shtohen për futbollistin shqiptar, i cili edhe në karrierën e tij, po kalon momentin më të mirë ndonjëherë, teksa është kthyer në lojtar kyç për Atalantën, por edhe për Kombëtaren shqiptare. /tvklan.al