Uljen e çmimit të energjisë elektrike, kryetari i PD, Sali Berisha e cilëson si mashtrimin e radhës së qytetarëve nga qeveria “Rama”. Në konferencën për gazetarët, kryedemokrati tha pavarësisht kësaj ulje, çmimi energjisë është përsëri më i lartë se në vitin 2013.

Ai u zotua se ulja reale e çmimit të energjisë elektrike do të realizohet kur PD të rikthehet në qeveri.
Sipas kreut të demokratëve, për shkak të aferës korruptive të Ramës me CEZ-in shqiptaret paguajnë me taksat e tyre 900 milionë euro abuzime.


Krahas akuzave ndaj qeverisë, thotë se demokratët kan nisur të negociojnë me socialistët në parlament për të bashkuar votat për të bërë të mundur ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për votën e emigrantëve.

Në mbledhjen e parë për këtë vit të grupi parlamentar, Berisha kërkoi angazhimin e plotë të deputetëve për të maksimalizuar votën e mbështetësve të PD në diasporë. Angazhim të plotë të strukturave të partisë e kërkoi dhe në takimin që pati në selinë blu me kryetarët e degëve të PD, duke shprehur bindjen për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 Majit.

Klan News