Një person mbeti i vrarë dhe katër u plagosën në një sulm me raketa ruse në kryeqytetin e Ukrainës.

Ushtria njoftoi tha se kishte rrëzuar gjashtë nga shtatë raketat balistike dhe 71 dronë të lëshuar nga Rusia, të cilat shkaktuan disa zjarre në të gjithë qytetin. Ndërkohë, zyrtarët raportuan dëme në ndërtesat e banimit dhe infrastrukturë.

Për sulmin reagoi edhe Presidenti Volodymyr Zelenskiy. “Ky terror rus kundër Ukrainës nuk do të ndalet më vete. Putini nuk po përgatitet për paqe – ai vazhdon të vrasë ukrainasit dhe të shkatërrojë qytete.”- u shpreh ai.

Sulmet vijnë pasi presidenti ukrainas sugjeroi se Ukraina do të ishte e përgatitur për të shkëmbyer tokën me Rusinë në negociatat e mundshme të paqes. Por në një reagim, Kremlini ka bërë të ditur se Rusia nuk do të diskutojë kurrë shkëmbimin e territorit ukrainas që mban në rajonin e Kurskut.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se forcat ruse do të dëbojnë trupat ukrainase nga Kursk. Edhe Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, gjithashtu e kishte hedhur poshtë sugjerimin e Zelensky si “të pakuptimtë”.

Paqe përmes forcës, ju thoni?” tha ai, duke u tallur me një frazë të përdorur nga Zelensky në adresat ndërkombëtare.

Zelensky është shprehur se nëse Trump do të arrijë të ulë në tryezë bisedimesh Ukrainën dhe Rusinë, është i gatshëm ti ofrojë Rusisë një shkëmbim territoresh direkt, duke hequr dorë nga ato zona që janë nën kontrollin e Kievit në rajonin e Kursk. 

Klan News