Gjatë dëgjesës së Grupit Parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama është ndalur gjithashtu tek lufta ndaj korrupsionit, teksa sqaroi se për ta frenuar këtë fenomen, është ngritur me mbështetjen e PS-së, një prokurori speciale pa kompromis.

Ndërkohë, kreu i qeverisë bëri të qartë se nuk do të pranohet abuzimi me njerëzit, të vërtetën dhe standardet pasi përndryshe, sipas tij, do të ktheheshim prapa.

“Kam muaj që i kam këtu këto. Ne duam luftë kundër korrupsionit, kemi ngritur një prokurori speciale për të luftuar korrupsionin pa kompromis, por nuk do jemi të gatshëm të pranojmë abuzimin me njerëzit, me të vërtetën, me standardet, sepse ky është minimumi përndryshe kthehemi mbrapa. Dhe kur kam folur për republikë prokurorësh për këtë kam pasur parasysh, dhe këto janë shenja të qarta që duhen ndaluan tani në bashkëpunim në pozicion konstruktiv”, u shpreh Edi Rama./tvklan.al