Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ngrr pyetjen nëse ky largim i Rroshit do të pasohet edhe nga ai I kryeministrit Rama, ndaj të cilit ngrin disa akuza në lidhje me ndryshimin e emrit nga Edvin në Edi.
“Elvisin e mori Ervisi, emri me të cilin ishte dënuar. Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin? Në kohën kur Edi quhej Edvin ai u akuzua për: Dosjen e tmerrshme spanjolle, e cila përmban edhe vrasje të llahtarshme. Letrën e Kadriovskit ku akuzohet për rrëmbimin e drogës dhe zhdukjen e bashkëshortes së tij. Shitjen në Paris të ikonave të vjedhura, histori kjo e një çuni shqiptar që nuk quhej Ervis, por Edvin (akuza direkt e Fatos Nanos që tha se e solli nga Parisi me thonj të pisët tek shiste ikona te vjedhura”),
shkruan ish kryeministri Berisha.
Largimin e kryeministrit Rama e kërkoi nga selia blu edhe kryetari i demokratëve, Lulzim Basha teksa e e akuzoi si akitekt të inkriminimit të vendit.
Basha tha se Rama jo vetëm që ishte në dijeni të problemeve që kishte me ligjin në Itali, të kryebashkiaku i Kavajës, po ka qenë i informuar edhe për një dënim për drogë të Elvis Rroshi në Zvicër, duke e injoruar sipas tij edhe alarmn e vënë nga Shtetet e Bashkuara.
Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: “Largimi i Ramës është zgjidhje. Ai duhet të mbajë përgjgjegjësi për inkriminimin e vendit. Edhe sot nuk guxoi të thonte të vërtetën që Rroshi ka dënim në Zvicër.”
Këtë deklaratë kreu i demokratëve e bëri pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin Amerikan, Donald Lu, ku mësohet të jetë diskutuar për dekriminalzimin dhe Reformën në Drejtësi.
Tv Klan