“Asnjë votë për Bashën, mbështetni opozitën e vërtetë”
Për ish-kryeministrin Berisha, Lulzim Basha është një humbës përsëritës që duhet ndëshkuar me votë në zgjedhjet e 6 marsit. Mesazh që ia përsëriti edhe demokratëve të Velipojës, të cilët i ftoi që në votimet e së dielës ta ndëshkojnë atë me vote, duke mbështetur vetëm kandidatin Bardh Spahia.
“Lul Brava e sheh fitoren vetëm me dylbi, është i dobët. Basha është lider i dobët dhe liderin e dobët nuk do askush. Basha është thjesht humbës, edhe Bashkinë e Tiranës donte ta dorëzonte. Basha është humbës i lindur. Nuk e dorëzoi Sali Berisha Bashkinë e Tiranës, sepse donte të numëronte çdo votë, jo për t’ia marrë kujt. Kandidati i Lul Bravës vetëm opozitë e vërtetë nuk është.”
Në Bërdicë, ku vijoi takimet elektorale, Berisha ftoi kandidatin e Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës që të tërhiqej nga gara e 6 Marsit. Me Lulzim Bashën u mor jo pak edhe në Dajç, të cilin e akuzoi si të përfshirë në afera me Kryeministrin Rama.
“U bëj thirrje çdo demokrati të Shqipërisë që të votojnë opozitën e vërtetë. Asnjë votë për Lul bravën, opozitën false, i cili është 100 për qind peng i dosjeve të tij. Njeri i cili si një Don Kishot kap karrigen ndërkohë që është arrë me vrime që as nuk hahet dhe as nuk mbin”.
Një arsye më shumë kjo sipas Berishës që në këto zgjedhje demokratët duhet të votojnë opozitën e vërtetë, e cila sipas tij mishërohet tek kandidatët e Shtëpisë së Lirisë.
Tv Klan