Ish-Kryeministri: Vendimi për dënimin e Fredi Belerit është politik
Rrëzimin e ankimimit të tij nga Gjykata e Lartë, ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si të urdhëruar nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Nga dritarja e banesës ku po kryen masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Berisha tha se Gjykata e Lartë është një seksion i Partisë Socialiste dhe peng i Ramës.
“Gjykatësit vasal të Gjykatës së Lartë, pengje mjerane të Edi Ramës zbatuan urdhrat e skapit të partisë dhe u bënë palë me puçin konstitucional, me marrjen e pushtetit nga gjykatës që nuk kanë ligj e as moral dhe vendosën të mos shqyrtojnë apo hodhën poshtë ankesat e avoketëve të mi dhe Jamarbër Malltezit”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë, vendim politik e cilëson edhe dënimin më burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Klan News