Rikthimi i kryeministrit Sali Berisha në Kukës është kurorëzuar me përmbushjen e premtimit elektoral për ndërtimin e rrugës Kukës-Krumë, një aks me gjatësi 27 kilometra dhe vlerë 277 milion lekë.
Kjo vepër e standardeve bashkëkohore lidh Hasin me Kukësin dhe sipas kryeministrit është konkretizim angazhimit për lidhjen e të gjitha komunave dhe fshatrave me rrugët të asfaltuara.
Sali Berisha: “Rruga që ne inaugurojmë Kukës-Krumë, rindërtimi i saj, por edhe vendosja e trasesë së saj, në kilometra të tëra për të shkurtuar distancë, plotëson gjithashtu një nga segmentet më jetike të unazës verilindore dhe juglindore të vendit, unazë e cila fillon në Tropojë dhe përfundon në Delvinë, unazë e cila do ti japë një frymëmarrje të madhe të gjitha komunave të verilindjes dhe juglindjes së vendit.”
Me tej kryeministri Sali Berisha nuk ka lenë jashtë vëmendjes, qëndrimin që Edi Rama ka mbajtur për rrugën Durrës-Kukës, duke theksuar se për këtë arsye shqiptarët e nxorën atë në banesën e humbjes dhe harresës
.
Sali Berisha: “Duke ardhur mu rikujtua teza famëzezë e humbësit Edi Rama. Pasi volli vrer, tonelata shpifjesh dhe trillimesh , pasi përdori bashkë me të tjerë në mënyrën më monstruoze institucionin e akuzës, duke e shndërruar atë në një turp ordiner, nxori tezën famëkeqe, se kjo është rruga e asgjëkundit. Dua ti them sot se Kosova është gjysma e kombit, kurse ti je faqja e zezë dhe turpi i tij. Të deklarosh se kjo është rruga e asgjëkundit, siç bëri humbësi i shqiptarëve, i cili meritonte të humbiste dhe shqiptarët i dhanë atij atë që meritonte, do të thotë të jesh verbuar nga urrejtja dhe armiqësia ndaj kombit tënd.”
Ngritja e një sistemi të ri vaditës për Hasin dhe për gjithë vendin ka qenë një tjetër angazhim për të cilin kryeministri ka shprehur vullnetin e plotë të qeverisë, duke
ftuar drejtuesit vendorë të paraqesin projekte për zhvillimin e zonave rurale.
Sali Berisha: “Vitin që vjen ne nisim ndërtimin e një rezervuari të ri në Has, në mënyrë që të vendosim nën ujë edhe qindra e mijëra hektarë të tjerë dhe po kështu në mbarë vendin ne do të ngremë një sistem vaditje, që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Qeveria ia ime është e vendosur që të financojë çdo projekt të secilit fermer.”
Në fund shefi i ekzekutivit ka ftuar qytetarët kuksianë dhe ata shqiptarë të bëhen pjesë e projektit të Shqipërisë Evropiane./tvklan.al