Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se janë 375 personalitete shtetërore dhe politike që janë përgjuar nga ndonjë pajisje e vendosur në policinë e shtetit.

Sipas Berishës, lista e të përgjuarve ka zyrtarë nga institucionet shtetërore, partitë politike, biznesi, media dhe bota artistike që janë përgjuar prej 6 muajsh në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Sipas burimeve të tij, ish-kryeministri thotë se janë mbajtur nën përgjim edhe ambasadorë të vendeve perëndimore dhe shefat e shërbimeve të huaja.

Berisha thotë se ky është një akt antikushtetues dhe antiligjor dhe për këtë duhet të veprojë menjëherë Prokurori i Përgjithshëm.

Tv Klan