Ylli Manjani është njeriu më i rrezikuar sot, deklaroi ish-kryeministri Berisha, duke iu referuar shkarkimit të ministrit të Drejtësisë tij dhe informacionit që ai tha se zotëron.
“Ekzistenca e tij përbën problemin më madhor për Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale”
Berisha tha se duhet një komision hetimor parlamentar për të marrë dëshmitë e Manjanit.
“Ka informacione për të gjithë veprimtarinë administrative të qeverisë dhe të shtetit, por ka dhe informacionin e botës së nëndheshme të burgjeve që është një nga burimet më kryesore për krimin dhe zhvillimet kriminale në një vend”.
Përfundimin e fortunës së radhës me largimin e një ministrit të LSI-së, e quan edhe kapitullim të Ilir Metës.
“Është një kapitullim pa kushte i të gjithë këtyre. A e dini ju pse nuk arrestohet Balili, se ai qenka kontraktor kryesor i Habilajve. Këtu e kam informacionin. Është kontraktor kryesor i drogës së Habilajve,i drogës së Saimir Tahiri.”
Fitoi Balili tha Berisha, ndërkohë që e quan me vend kërkesën për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Uroj që Presidenti i Republikës të njoh publikun me shqyrtimin dhe konkluzionin e kësaj mbledhjeje.”
Ndërkohë Berisha ka një argument sepse kryeministri Edi Rama nuk ka kërkuar edhe shkarkimin e ministrit Lefter Koka, akuzat e të të cilit shkaktuan dhe bujën më të fortë gjatë fundjavës.
“Jo se nuk tha gjërat më rtë rënda, por problemi është se videot e Nardit e shakullosin Ramën dhe gjysmën e udhëheqjes socialiste, që në momentin që t’i teket atij t’i nxjerrë.”
Berisha rithekson qëndrimin e tij se Rama nuk i ka mirë punët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prej kohësh është kërkuar sipas tij shkarkimi i ministrit të Brendshëm. Një detaj aspak i parëndësishëm për vëmendje është ky.
Nuk përjashton vijimin e bashkëpunimit Rama-Meta edhe për zgjedhjet e radhës edhe pse në mënyrë të përsëritur i kanë thënë të fundit njëri-tjetrit.
Por kjo, thotë ai është dëshmia e më e mirë se në vend po drejton një organizatë kriminale, siç u shpreh, ndaj Berisha beson se qytetarët do të zgjedhin partinë demokratike në qeverisje. / tvklan.al
Burimi: ABC NEWS