Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se në atentati në Shkodër ku humbën jetën katër persona është e përfshirë edhe politika. Në konferencë për mediat, kryedemokrati thotë se bandat në kryeqendrën e veriut po përplasen për të favorizuar PS në zgjedhjet e ardhshme.

Sali Berisha: Kjo ishte një masakër me licencë qeveritare të Edi Ramës sepse banda “Bajri” është banda, e cila rrëmbeu mandatin e kryetarit të bashkisë dhe i është betuar Edi Ramës se do i garantojë mandatin në Shkodër me dhunë dhe terror.

Iu rikthye akuzave për buxhetin e vitit 2025, ndërsa zotohet se me PD në krye të qeverisë buxheti i shtetit do të dyfishohet.

Sali Berisha: Partia Demokratike ka një program në të cilin shërbimi shëndetësor do të jetë i standardeve më të mira rajonale. Arsimi gjithashtu është degradim. Garantoj shqiptarët, prindërit, nxënësit se buxheti i arsimit do të dyfishohet.

Për PD projekt buxheti i vitit 2025 ishte një nga arsyet për rikthimin e normalitetit në Kuvend, lidhur me këtë veprim të opozitës, Berisha thekson se demokratët do të punojë që paratë e buxhetit të shtetit të shkojnë për shtresat në nevojë.

Sali Berisha: Akoma nuk mund të them se cila do të jetë taktika, por taktika jonë do të synojë transparencë të plotë, mbrojtje të interesave shqiptarë dhe reagim adekuat ndaj hajdutëve.

Kreu i demokratëve iu bën thirrje të gjitha subjekteve politike që janë kanë kundër qeverisë që të bashkohen me PD dhe të denoncojnë korrupsion ku përfshihen zyrtarë të lartë.

Klan News