Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kreu I Pd Sali Berisha

Komisioni i ligjeve

Klotilda Bushka në hetim, deputetët përplasen në komision

Hetimet ndaj kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka janë bërë shkak debati në mbledhjen e kësaj të marte. Ligjvënësja socialiste nuk mori pjesë në mbledhje, e për këtë arsye punimet e komisionit u drejtuan nga nënkryetari Eduard Ndreca. Deputeti i PD, Dashnor Sula, kërkoi që anëtarët e komisionit të opozitë dhe mazhorancës të dalin në...

3 orë
Edi Rama

Rama: “Këneta” e përdor SPAK për luftë politike

Kreu i qeverisë u tha ndjekësve të tij në rrjetet sociale se SPAK-u ekziston falë vullnetit të fuqisë së Partisë Socialiste. “SPAK-u është institucion i krijuar nga vullneti politik i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe tani sot e kemi më të thjeshtë”, tha Edi Rama.   Rama tha se nga SPAK janë larguar amerikanët. “Amerika...

5 orë

Berisha: Rama organizoi miting për të mbrojtur vjedhjen

Një miting të thirrur për të mbrojtur vjedhjet e Erion Veliajt e ka quajtur kryetari i Partisë Demokratike takimin e Edi Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës. Në takimin e zhvilluar me rastin e përkujtimit të 20 Shkurtit, ditës së rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha, Sali Berisha akuzoi kryeministrin se është i...

Shkurt 20, 2025
Sali Berisha

PD prezanton programin për mbrojtjen e familjes

Në prezantimin e programit qeverisës për mbrojtjen e familjes dhe kundër shpopullimit u deklarua krijimi i ministrisë së familjes. Berisha tha se gjatë 10 viteve e kanë braktisur Shqipërinë vetëm në hapësirën e Bashkimit Europiane 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Ai premtoi mbështetje financiare për lindshmërinë. “Do të asistohet nga qeveria për fëmijën e...

Shkurt 19, 2025
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të PD-së për mbrojtjen e familjes kundër shpopullimit, paraqiti përballë qytetarëve “Paketën e Emergjencës”, në të cilën vendos në fokus një sërë probematikash që prekin familjen shqiptare, e cila sipas tij është lënë pas dore me qeverinë aktuale të Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht, kryedemokrati ndal tek ndihma ekonomike me të cilën mbështeten qytetarët, duke marrë shembullin e qarkut të Kukësit, qytet të cilin, sipas Berishës, Rama ndëshkoi me ardhjen në pushtet të gjithë ata që nuk votuan pro Partisë Socialiste. Më tej, kryedemokrati Berisha shtoi se Shqipëria me rikthimin e opozitës në pushtet do tu garantojë shqiptarëve ndihmën ekonomike në tre muajit e parë. “Kjo përpjekje, ky objektiv, për një familje të fortë, për një familje të konsoliduar, për një familje plot jetë, kërkon një përballje shumë planëshe. Prapë unë theksoj, e para varfëria. Në qoftë se ne nuk i bëjmë me urgjencë një sulm frontal varfërisë ekstreme, shqiptarët në qindra dhe mijëra do të vazhdojnë të ikin nga Shqipëria dhe familja shqiptare do zvogëlohet dhe do jetë gjithnjë në vështirësi. Ndaj dhe ajo paketë, që ne e kemi quajtur Paketë Emergjence ka një synim. Të zhdukë varfërinë ekstreme. Nuk zhduk varfërinë ajo se varfëria ekziston në çdo vend, por varfëria ekstreme në një vend me situatën ekonomike të Shqipërisë ekziston vetëm sepse ai vend vidhet, vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët. Asnjë shkak, asnjë arsye, nuk ka që kjo varfëri të ekzistojë. Ju them unë, çfarë ndodhi në Kukës? Sapo erdhi në pushtet Edi Rama hoqi ndihmën ekonomike për 20 mijë banorë në Kukës sepse votuan kundër, sepse qarku votoi kundër partisë socialiste. Mirëpo, ata që e njohin Kukësin e dinë që përveç pak fshatrave, fare pak fshatrave, në përgjithësi fshtatrat e atij qarku, janë fshatrat me më pak tokë. Janë fshatra të cilat pa ndimë ekonomike nuk mund të jetojnë banorë. Dhe cila ishte Shqipëria në atë vit? Shqipëria atë vit duhet të shtonte, kishte 120 mijë qytetarë me ndihmë ekonomike, duhet të shtonte të paktën edhe 60 mijë të tjerë me regjistër. Dhe po të shtonte dhe këta 60 mijë, dhe ndihmën ekonomike, Shqipëria do realizonte atë që do realizojmë ne tani. E përjashtonte varfërinë ekstreme apo mjerimin. Përkundrazi, ato erdhën duke u thelluar dhe sot në një kohë kur 41% e popullatës janë rrezik varfërie dhe janë varfëri, ndihmë ekonomike marrin gjithsej 61 mijë qytetarë. E gjitha kjo është një qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve dhe kjo merr fund në tre muajit e parë të qeverisjes sonë”, tha Sali Berisha. Berisha sqaroi se, krahas premtimeve për minimumin jetik dhe rrogës minimale, respektivisht 200 dhe 500 Euro, do të ketë një proporcion, një përpjesëtim të tarifave të ujit, çmimit të energjisë, duke thënë se do të bëhet gjithçka në kohë rekord për të çliruar të gjithë shqiptarët nga ajo çfarë e quan kryedemokrati si dhimbje të skamjes. Për Sali Berishën, realizimi i kësaj “Pakete Emergjente” kërkon një demografikë shumë serioze politike e cila duhet të synojë shtimin e popullatës në vend nga viti në vit. Sipas tij, në rrafshin moral, kjo ndodh kur ti e bën Shqipërinë një vend plot shpresë, plot besim, një vend ku të rinjtë, të rejat besojnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre, ëndrrën shqiptare, pra, ti rikthen ëndrrën shqiptarëve për tu ndërtuar në Shqipëri. Familja mbetet ajo që ka peshën më të madhe në zbatimin e premtimit të tij, duke përmendur kështu dhe përfitimet që do të vijnë nga qeveria për familjet shqiptare në rastin e lindjes së fëmijës së parë, të dytë dhe sidomos për të tretin, duke premtuar diçka madhore për këtë të fundit. “Familja është ajo që ka peshën më të madhe në këtë mision, ndaj edhe ajo do të asistohet. Do të asistohet nga qeveria për fëmijën e parë, pagesë të përmuajshme, pagesë të përmuajshme për fëmijën e dytë dhe fëmija i tretë nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare do të merret përsipër tërësisht nga shteti”, tha Berisha. Në vazhdën e premtimeve për mbështetjen ndaj fëmijëve, kryedemokrati u premtoi gjithashtu nënave për një kuadër ligjor për lehtësimin e barrës që ajo përballon, qoftë në aspektin financiar, qoftë në aspektin burokratik. Ndër të tjera, Berisha potencoi se programi i kësaj fushe dhe suksesi i tij ka të bëjë me barometrin kryesor të arritjes së objektivate të qeverisë së ardhshme. Kreu i PD-së u tha hapur qytetarëve të pranishëm në konferencë se fitora e 11 Majit është e një rëndësie jetike vendimtare për të shpëtuar familjen shqiptare dhe zbrasjen e këtij vendi në mënyrën më të paimagjinueshme. Lideri i opzitës riktheu në kujtesë fitoren e vitit ’92 dhe u garantoi shqiptarëve se më historike në raport me qenien kombëtare është fitorja e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme që do të mbahen në 11 Maj. /tvklan.al

PD prezanton programin për mbrojtjen e familjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të PD-së për mbrojtjen e familjes kundër shpopullimit, paraqiti “Paketën e Emergjencës”, në të cilën vendos në fokus një sërë probematikash që prekin familjen shqiptare, e cila sipas tij është lënë pas dore me qeverinë aktuale të kryeministrit Edi Rama. Fillimisht, kryedemokrati u ndal tek...

Shkurt 19, 2025
Sali Berisha.

Berisha: Rrethimi i GJKKO e SPAK si Kolumbia e viteve ‘80

Lideri i opozitës Sali Berisha, deklaroi se me rrethimin e Gjykatës së Posaçme nga policia bashkiake dhe policët civilë u rikthyen skenat e viteve ’80 të Eskobarit në Kolumbi, ku u vranë gjykatës e prokurorë dhe u zhdukën pa nam dhe nishan. “Ndodhi ajo që s’ka ndodh kurrë në 32 vite. Ka ndodhur vetëm në...

Shkurt 15, 2025
Rama për bufin e kënetës

“Bufi i kënetës, plaçkitës folesh”

Kryeministri Edi Rama duke vijuar ironizimin dhe etiketimin që i bënë liderit të opozitës Sali Berisha ‘bufi i kënetës’, ka publikuar në Facebook, një video të një bufi, duke e cilësuar si palçkitës folesh. “Bufi i kënetës është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe...

Shkurt 14, 2025
Deklarata e KLGJ-së

KLGJ: Kritikat cenojnë pavarësinë e gjyqësorit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka deklaruar zyrtarisht se kritikat e fundit të politikanëve që kanë përmendur gjyqtarë të Gjykatave të Posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar janë përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit. Sipas KLGJ, çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit, përmes trysnisë ose deklaratave që ndikojnë në dinjitetin e gjyqtarëve,...

Shkurt 12, 2025
Sali Berisha

“Të regjistrojnë 300 emigrantë”, Berisha u cakton detyra kandidatëve për deputetë

Gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha, njoftoi se krahas miratimit të të gjithë procedurave të kandidatëve për deputetë, këtij udhëzimi do t’i shtohet dhe kërkesa që çdo kandidat të nisë nga puna për regjistrimin e 300 emigrantëve si detyrë, kur kanë mbetur edhe 21 ditë nga përfundimi i procesit të regjistrimit...

Shkurt 11, 2025
Sali Berisha

“Votojmë shpenzimet e fletëve të votimit për diasporën”

PD është e gatshme që të votojë amendamentin i cili thotë se të gjitha pagesat e procesit te votimit, ku përfshihet dërgimi dhe kthimi i fletës së votimit të diasporës të kryen nga KQZ dhe jo nga qytetarët. Nëse PS nuk pranon që qytetarët me dokumente të huaja të kenë të drejtën e votës më...

Shkurt 7, 2025