Një reagim për zgjedhjet në Himarë bëri sot edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Në një koment në rrjetet sociale shkruan se kjo ishte grabitja e radhës e kryeministrit Rama.
Sipas Berishës, Rama mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij dhe, ju mohoi të drejtën kushtetuese të votës 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin.
Berisha thotë se në listat e votimit u shtuan 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshua qendra e votimit.
Tv Klan