Deputeti socialist Sadri Abazi është akuzuar sot edhe nga ish-Kryeministri Berisha, i cili publikoi disa dokumenta, për të cilat thotë se janë provë e një skeme vjedhjeje me ndihmën e Kryeministrit Rama.
Berisha thotë se Sadri Abazi merr 55.000 euro qira nga Posta Shqiptare për disa ambiente te Stacioni i Trenit, por kjo qira është dy herë më e shtrenjtë sesa në zonën e ish-bllokut.
Dokumentat, sipas Berishës, provojnë se Sadri Abazi vjel qira 4 600 euro në muaj nga taksapaguesit nga kjo qira.Berisha shprehet se kjo është edhe një shkelje e Kushetutës, pasi deputeti merr para publike.
Po ashtu, ai thotë se kur u lidh kontrata, në pranverën e vitit 2014, objekti ishte ende duke u ndërtuar dhe i paligjshëm dhe se ishte koha kur kryeministri burgoste qytetarët për një çati të ndërtuar pa leje, ndërsa Sadri Abazi ndërtonte pallatin e tij të pestë, të paligjshëm.
Tv Klan