Edhe pse i bindur se në 11 Maj, shqiptarët do të firmosin me votën e tyre largimin e Edi Ramës nga pushteti, Sali Berisha thotë se Kryeministri po bën gjithçka për të grabitur zgjedhjet e radhës dhe si shembull sjell ngjarjet më të fundit kriminale në qytetin verior të Shkodrës.

“Vrasje pas vrasje vetëm për mandatin e Edi Ramës në Shkodër.”

Pa komentuar nuk lë edhe lëvizjen e Pandeli Majkos nga drejtues politik në qarkun e Kukësit.

“Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar.”

Gati thotë se ka edhe paketën e 100 ditëve të para të qeverisjes, ku një ndër masat është edhe ulja e çmimit të naftës.

“Ngarkesa fiskale mbi naftën, që është mbi qytetarët, do të njohë një rënie drastike. Do të përgjysmohet.”

Të njëjtën masë premton edhe ndaj produkteve të shportës.

“Do jetë karta e konsumatorit, pastaj qeveria do punojë që çmimet të vijnë në ulje.”

Në krye të çdo objektivi thotë se ka rritjen e pagave dhe pensioneve.

“Dalja në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet.”

Për të ndalur hemoragjinë e emigracionit premton jo vetëm shpërblim për çdo fëmijë, por shkon edhe më tej.

“Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë, të plotë nga lindja gjer 23 vjeç me çdo lloj shpenzimi.”

Berisha tha se pas 11 Majit, qeveria e tij do të vendosë për çdo shqiptar një minimum jetik prej 200 Eurosh.

Tv Klan