Lideri i opozitës Sali Berisha, deklaroi se me rrethimin e Gjykatës së Posaçme nga policia bashkiake dhe policët civilë u rikthyen skenat e viteve ’80 të Eskobarit në Kolumbi, ku u vranë gjykatës e prokurorë dhe u zhdukën pa nam dhe nishan.

“Ndodhi ajo që s’ka ndodh kurrë në 32 vite. Ka ndodhur vetëm në Kolumbi në vitet ’80, ku u sulmua gjykata në një grusht të mirëfilltë shteti. Pushtetet tek Gjykata Speciale u përleshën njëri me tjetrin. Policia bashkiake, policia civile rrethuan gjykatën, makinat e gjykatësve. U rikthyen skenat e viteve ’80 të Ecobarit në Kolumbi në të cilat u vranë gjykatës, u vranë prokurorë, dhe u zhdukën pa nam dhe nishan. Të gjitha, në sytë e shqiptarëve dhe të botës”, u shpreh Sali Berisha.

Veliaj sipas Berishës duhej eliminuar dhe këtë vendim Edi Rama e kishte marrë prej kohësh.

“Edi Rama nuk parashikoi dot se me Erion Velinë po prishte degën ku po rrinte vetë. Sepse në vepra ishin të lidhur si vëllezër siamezë. E dyta, Edi Rama ndofta donte arrestimin e tij në Dhjetor apo pak më parë, kur ai e zëvendësoi pothuajse krejtësisht me treshen tjetër elektorale në Tiranë. Ajo ndodhi në një kohë kur ndoshta nuk ishte koha më e përshtatshme për të”, tha Berisha.  

 Veliaj sipas liderit demokrat është hajduti i tretë më i madh pas Ramës dhe Ballukut që nuk u penalizua për aferën e 5D dhe incineratorin e Tiranës që nuk ekziston.

“Vërtetë Velica ka blerë veshje, bizhura, fiks sa ç’ka blerë Lajla Asadit sipas raporteve ndërkombëtare 1 milionë Euro. Por shuma të mëdha janë, vjedhjet për vilat. Është gjetur se ata kanë tre vila, është gjetur se kanë rrafshuar njërën vilë për të fituar terren për terren zbavitës. Është gjetur se në kasafortë, vetëm një kasafortë që është gjetur kushedi sa kanë. Janë gjetur dengjet me 500 Euro të mykura që janë tipike dengjet e narkotrafikantëve.    

Drejtuesi i fushates se Trump Chris LaCivita e bëri të qartë sipas Berishes se kush është partneri i SHBA në Shqipëri.

“Ai erdhi në Shqipëri me mesazhin e qartë si kristali. Si kryetar i Komitetit Kombëtar republikan se Edi Rama është kukulla e George Sorosi në Shqipëri dhe në botë. Se kukulla e George Sorosit nuk mund të jetë një partner për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe se partner i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Partisë Republikane është Partia Demokratike dhe Sali Berisha”, tha Berisha.   

Berisha u shpreh skeptik për krijimin e Shtetit Bektashi.

“Lidhur me shtetin bektashi, kjo është një përpjekje armiqësore për të përça besimin musliman nël Shqipëri. Kjo është një thikë pas shpine ndaj besimit musliman në Shqipëri, por kjo është sigurisht dhe një goditje indirekte dhe besimeve të tjera”, tha Berisha.   

Klan News