Gjatë mbledhjes së Grupit Kuvendor Demokrat, kryeministri Sali Berisha sulmoi kundërshtarin e tij politik Edi Rama.

Berisha akuzoi Ramën për një fushatë dizinformimi të medias lidhur me një ndërhyrje kirurgjikale  që kryeministri  zhvilloi të premten e javës që shkoi.

Duke sqaruar se bëhej fjalë për një operacion në këmbën e djathtë kryeministri Berisha tha, se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përpiqet të ndërtojë suksesin  e tij mbi sëmundjet apo fatkeqësitë e të tjerëve duke u servirur gazetarëve informacion të rremë.

Sali Berisha:Operacionet janë për njerëzit dhe njeriu kur ka nevojë do të operohet në këmbë, në dorë, në kokë, në zemër, në bark, kudo që ka. Nuk mund të mos them se janë disa operacione të cilat kanë një domethënie tjetër. Kur detyrohesh ti bësh ato 30 apo 40 vjet para kohe flasin vet. Po se shkon të transplantosh flokët, rrin dhe 2 javë në klinikë dhe nuk të mbin  një qime dhe kjo, jo jo, një minutë dhe kjo jo për faj të Rasatit por për faj të arës. Jo, jo zotëri një minutë. Apo kur shkon dhe për të hequr xhufkat  në qepalla dhe nxihen sytë  më keq apo kur shkon për të ngulur dhëmbë të rinj dhe s’të mbajnë. Më kujton personazhin e Dritëro Agollit që shkonte për tu fejuar një 40 ,50 vjeçar dhe i thotë Rama merr një shami pionieri që të dukesh i ri. E keni pa ju? Se do shkonte tek nusja. Pra këto lloj operacione për mos hyrë tek disa të tjera se nuk dua ta përdor mjekësinë për politikë, këto edhe mund të bëhen edhe mund të mos bëhen dhe tjerë etj me radhë domethënë. Kurse ato që janë në funksion të një aktiviteti që ti e ke pasion siç është ecja, apo kur bëhen për të shëruar një sëmundje ato janë normale. Ndaj dhe dua ti them mos i helmo me ato mesazhe në celularët e gazetarëve sepse siç e vutë re vetëm njëri të kishte besuar . Ai ka besim të verbër nuk kam ç’i bëj. Më thoshte që edhe kamerat nuk e marrin se ka bërë një operacion në fytyrë. Po si s’marrin kamerat? Keni pa ju ? Kamerat marrin edhe pamjen edhe flokët që nuk mbijnë edhe dhëmbët që vihen 40 vjet përpara kohe etj, etj me radhë./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi