Për tunelin e Llogarasë ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai thotë se kjo është vepra e dytë më e madhe korruptive pas inceneratorëve.
Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha: Jam sot këtu për të denoncuar tunelin e Llogarasë si veprën publike më korruptive pas djegësave, në 32 vitet e fundit në Shqipëri. Tuneli i Llogarasë, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, dy rroga mujore të çdo shqiptari, 180 mln Euro, por e llogaritur për banorë dhe shtretërit turistik, ky del tuneli më i paleverdishëm, më i kushtueshëm i planetit.
Në rast se këtë shumë e llogarisim për 8 mijë shtretër turistik në maksimum, që ka zona nga Palasa në Qeparo, në një kohë që në të gjithë Shqipërinë janë gjithsej 109 mijë shtretër, i bie që për një shtrat turistik të jenë investuar, 22500 Euro.
Por në rast se e llogarisim për banorë, pra t’u shtojmë këtyre shtretërve edhe numrin e banorëve që banojnë gjithë vitin në këtë zonë, që nuk arrin kurrë në 4 mijë, atëherë i takon që për çdo frymë të jetë investuar në këtë tunel, 12 mijë Euro.
Tv Klan