Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Kuvendi ka folur mbi vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, vdekje të cilën e cilësoi si një vrasje shtetërore.
Berisha tha se Kryeministri Rama nuk e ka shqiptuar asnjëherë emrin e Arditit, një i ri që punonte për të blerë librat e shkollës dhe për të mbajtur familjen, ndërsa asnjë ministër nuk shprehu dhimbje për të.
Ish-Kryeministri tha gjithashtu se Rama pengoi hetimin gazetaresk duke censuruar investigimin që ishte bërë mbi vdekjen e adoleshentit.
Ai i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë këtë censurë, duke shtuar në dosjen e saj këtë akt të shëmtuar kriminal./tvklan.al