Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ardit Gjoklaj

Vendimi i gjykatës: Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit

Ardit Gjoklaj, i riu që humbi jetën në 2016-n në landfillin e Sharrës, mund të jetë vrarë jashtë dhe trupi i tij mund të jetë transportuar aty për të fshehur gjurmët. Në vendimin e gjykatës thuhet se ekspertët nuk kanë asnjë provë që të faktojë se adoleshenti të jetë goditur nga fadroma e cila ka...

Shkurt 9, 2019

Vdekja e Ardit Gjoklaj, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm dy të akuzuarit

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Defrim Hakramën dhe Edmond Kollarin, të cilët ishin akuzuar nga Prokuroria për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. Ata akuzoheshin nga Prokuroria për shkeljen e rregullave në punë me pasojë vdekjen e adoleshentit. Hakrama mbante detyrën e përgjegjësit të firmës “3R” e cila menaxhonte landfillin e...

Prill 19, 2018

Mbyllen hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt

6 muaj pas vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, prokuroria e Tiranë mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dy persona. Në bankën e të akuzuarve do të jenë Dëfrim Hakrama përgjegjës i firmës “3R”  dhe fadromisti Edmond Kollari. Ata akuzohen për shkeljen e rregullave në punë me pasojë vdekjen e adoleshentit. Sipas...

Shkurt 7, 2017

Vdekja e 17-vjeçarit në Landfillin e Sharrës, gjykata lë në burg përgjegjësin e turnit

Gjykata e Apelit vendosi të lërë në burg pa afat Dëfrim Hakramën, i akuzuar për shkeljen e rregullave të sigurimit në punë, me pasojë vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në Landfillin e Sharrës. Hakrama ishte përgjegjës turni ditën kur 17-vjeçari u gjet i pajetë në landfill. Dëfrim Hakrama kishte apeluar vendimin e Gjykatës së shkallës...

Tetor 26, 2016

Basha: Rama mbron shkaktarët e vdekjes së Arditit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes heshtjes po merr në mbrojtje shkaktarët e vdekjes së 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Nga dega 6 në kryeqytet, ku u takua me strukturat e partisë, Basha tha se interesi i vetëm i kreut të qeverisë nuk janë qytetarët por paraja...

Tetor 18, 2016

PD: Veliaj ia hedh fajin, për vdekjen në landfill, LSI-së

Këshilltarët e djathtë në bashkinë e Tiranës thonë se kryebashkiaku Erion Veliaj po tenton t’ia hedhë përgjegjësinë për vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, Inspektoratit të Punës që drejtohet nga aleati në qeverisje, Lëvizja Socialiste për Integrim. Demokratët e akuzojnë Veliajn se duke mohuar vrasjen e të riut në landfill, kryebashkiaku po...

Tetor 18, 2016

Berisha: Vdekja e Arditit, vrasje shtetërore

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Kuvendi ka folur mbi vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, vdekje të cilën e cilësoi si një vrasje shtetërore. Berisha tha se Kryeministri Rama nuk e ka shqiptuar asnjëherë emrin e Arditit, një i ri që punonte për të blerë librat e shkollës dhe për të mbajtur familjen,...

Tetor 13, 2016

Kallëzimi i këshilltarëve të PD ndaj Veliajt, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin penal që këshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës bënë ndaj Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Kallëzimi nuk është regjistruar në emër konkret, edhe pse kërkesa e demokratëve për 7 shkelje të rënda ligjore, që sipas tyre sollën vdekjen e 17 – vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës,...

Shtator 27, 2016

Vrasja e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, PD kallëzim penal për Erjon Veliajn

Partia Demokratike ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Sipas kësaj force politike, ka disa shkelje që sollën humbjen e jetës së 17-vjecarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës, një muaj më parë. PD thotë se zanafilla e paligjshmërisë nis me krijimin e shoqerisë Eco Tirana,...

Shtator 6, 2016

PD: Veliaj përgjegjës për vdekjen e Ardit Gjoklajt, të hënën aksion qytetar për hetimin e çështjes

Partia Demokratike ka lajmëruar nisjen e një aksioni qytetar për hetimin e Kryetarit të Bashkisë për aferën e landfillit të Sharrës, ku pak javë më parë humbi jetën 17-vjeçari, Ardit Gjoklaj. Opozita bën përgjegjës Erjon Veliajn, pasi ka shkelur vendimin e Këshillit Bashkiak dhe nuk ka vendosur emrin e administratorit të kompanisë që menaxhon mbetjet...

Gusht 28, 2016