Toni Kroos nuk i mbajti dot lotët teksa i dha lamtumirën “Santiago Bernabeut”, me lojtarët dhe tifozët që nderuan mesfushorin gjerman për kontributin e tij te Real Madridi.
Lojtari i përfaqësueses gjermane do të largohet nga futbolli në përfundim të kampionatit europian, ndërsa sfida e fundit me ‘Los Blancos’ do të jetë javën e ardhshme në finalen e Ligës së Kampioneve.
Kur Toni Kros u prezantua te ‘galaktikët’ në 2014 disa mijëra tifozë ishin nën stadium, por në ditën e lamtumirës së tij, ‘Santiago Bernabeu’ ishte i mbushur plot.
Pavarësisht se ndeshja ndaj Betisit u mbyll në barazim pa gola, kjo nuk e zbehu atmosferën speciale për 34-vjeçarin.
Me Realin, Kros ka fituar katër La Liga, Kupën e Mbretit, katër Superkupa të Spanjës, tre Superkupa UEFA, Kupën e Botës për Klube në pesë raste dhe 4 Liga Kampionesh. Në nisje të sfidës lojtarët e Realit dhe ata miq u rreshtuan duke krijuar një tunel për të nderuar mesfushorin gjerman.
Në tribunë u shpalos një banderolë e madhe me mbishkrimin “Falemidnerit legjendë” Lojtari gjithashtu pozoi me trofetë e fituar.
Kros luajti për 87 minuta, e më pas u zëvendësua me Bernabeun që u çua në këmbë dhe e duartrokiti për herë të fundit. Gjermani ishte i përfshirë nga emocioine, ndërsa përqafoi vajzën e tij.
Kros tha se vetëm mund të falënderonte botën madrilene, klubin tifozët dhe shokët për këto emocione. Për të, 10 vitet te Reali do të jenë të paharrueshme dhe ai është ndjerë si në shtëpi.
Klan News