Për 10 vite, Tefiku e ka mbajtur të hapur derën e shtëpisë së tij që kunata, Beshirja të jetonte aty. Jo vetëm kaq, por ajo ka fjetur në të njëjtën dhomë me kunatin e motrën, Xhemilen. I lodhur, Tefiku 80-vjeçar kërkoi zgjidhje në “Shihemi në Gjyq” që kunata të largohet, të marrë tokën e saj dhe të ndërtojë një shtëpi por kjo e fundit nuk pranon.
Ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani e këshillon Beshiren që të kërkojë ndjesë ndaj Tefikut dhe t’i shprehë mirënjohjen. Për ndjesën, Beshirja e ka mjaft të vështirë e madje ‘ngrin’ në vend pa mundur ta shqiptojë.
Beshire: Te ty do fle, te ty!
Eni Çobani: O zonjë, unë po të them gjë tjetër! Merrja zemrën me të mirë! O Beshire, merrja zemrën me të mirë, jo me të keq! Me të keq nuk është zgjidhje!
Tefik: Nuk të pranoj!
Beshire: Do më mbash edhe nja dy muaj? Po mora truallin, do të bëj një shtëpi me kallamë e do të shpëtosh njëherë e mirë.
Eni Çobani: Po mirë, “faleminderit” nuk i thua dot?
Ardit Gjebrea: Do t’i thotë.
Beshire: I them, faleminderit o Tefik!
Çobani shton se do të kujdeset që ta ndihmojë Beshiren për të marrë dokumentacionin e nevojshëm të truallit dhe i premton Tefikut se ajo do të largohet nga shtëpia e tij e ai do të mund të jetojë i qetë me gruan. Nga ana tjetër, nxit Beshiren që t’i afrohet e ta përqafojë kunatin për zemërgjerësinë e treguar dhe kjo shkakton edhe një situatë gazmore.
Beshire: Faleminderit!
Tefik: Pse erdhe këtu?
Beshire: Po të më mbash edhe nja dy muaj.
Tefik: Dy muaj ama!
Beshire: Dy, dy.
Tefik: Se ti s’e meriton, ja ta them unë!
Beshire: Dy. Po do të marr tokën unë, çfarë të bëj tani? të rri aty? Nuk të rri më, jo!
Tefik: Si thua zonja Eni?
Eni Çobani: Po përqafoje tani se në një dhomë flini ju kështu që detyrimisht…
Ardit Gjebrea: Edhe ne në një studio jemi zonja Eni!
Seanca mbyllet me dy përqafime, atë të Tefikut e Beshires dhe Gjebreas e Çobanit./tvklan.al