Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Dje u legjitimua këshilli i bashkisë Korçë. Në mbledhjen ceremoniale nuk morën pjesë dhjetë këshilltarët përfaqësues të Partisë Demokratike, ndërkohë të pranishëm ishin 25 këshilltarët të 6 partive të tjera politike, ku ka pasur edhe një përfaqësues të Partisë Komuniste. Meqë ishin të pranishëm më shumë se gjysma, legjitimimi i këtij këshilli bashkiak u krye.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino, Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Esmeralda Uruçi, si dhe prefekti Bardhi Aliçkolli, e kryetari i bashkisë Gjergji Duro. Ish-kryetari i bashkisë Dheonis Kotmilo, ka preferuar që shiritin dhe çelësat e zyrës t’ia dorëzojë sekretarit të bashkisë duke shmangur kështu firmosjen e protokollit të dorëzimit të detyrës.

Kryetar i këshillit bashkiak u zgjodh Ahmet Hoxhallari e nënkryetar Aurel Grabocka. Kryetarit të ri të bashkisë Gjergji Duro, shiritin ia ka vendosur Ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti