Ekspozita e dytë lëvizëse në botë, që prej ditës së djeshme ndodhet në Portin e Durrësit. Ajo ka mbërritur me anijen “Logos 2” që është një anijë 4404 tonëshe dhe udhëton nëpër oqeane duke ndaluar në portet e mbarë botës. Misioni i kësaj anije dhe vullnetarëve që e drejtojnë atë, është nxitja e dashamirësisë dhe mirëkuptimi ndërmjet kombeve. Në këtë anije jetojnë rreth 200 vullnetarë të krishterë me origjinë nga 40 vende të ndryshme të botës.
Është krijuar si bibliotekë nga amerikani Werner, ndërsa anija drejtohet nga ekspozita e librit edukativ, kapiten i së cilit është me origjinë britanike. Në këtë librari gjenden libra të ndryshëm që nga revistat kulturore deri tek ato shkencore, edukative, si dhe një gamë të gjerë titujsh fetarë. Librat janë në gjuhë të ndryshme të botës midis të cilëve dhe një pavion në gjuhën shqipe. Në këtë sallë mund të lexosh, por dhe mund të blesh. Kjo anije do të qendrojë 9 ditë./tvklan.al