Presidenti amerikan në largim Joe Biden zhvilloi takimin e tij të fundit me liderin kinez Xi Jinping.

Dy krerët e shteteve u takuan të shtunën në prag të samitit vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Peru, ku ata pranuan ngritjet dhe uljet në marrëdhëniet gjatë katër viteve në detyrë të Biden.

Pavarësisht tensioneve, Presidenti kinez tha se qeveria e tij do të bashkëpunojë me administratën e re amerikane.

“Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar së fundmi zgjedhjet e tyre presidenciale. Synimi i Kinës për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme Kinë-SHBA mbetet i pandryshuar”.

Ndërsa Biden tha se konkurrenca strategjike midis dy fuqive globale nuk duhet të përshkallëzohet në luftë.

“Ne nuk kemi rënë gjithmonë dakord, por bisedat tona kanë qenë gjithmonë të sinqerta. Dhe unë mendoj se kjo është rëndësishme. Këto biseda parandalojnë llogaritjet e gabuara dhe sigurojnë që konkurrenca mes dy vendeve tona të mos kalojë në konflikt. Kjo është përgjegjësia jonë, ndaj njerëzve tanë”.

Analistët thonë se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të bëhen më të paqëndrueshme me administratën e re.

Presidenti i zgjedhur ka premtuar tarifa prej 60% për të gjitha importet nga Kina.

Klan News