Joe Biden ka telefonuar Presidentin e sapozgjedhur nga amerikanët, Donald Trumpin për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje dhe e ka ftuar atë në Shtëpinë e Bardhë për një takim. Stafi i tij do të koordinojë një datë specifike për një takim me Trump në të ardhmen e afërt.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden shpreh angazhimin e tij për të siguruar një kalim detyre nga ai tek Trump të qetë dhe theksoi rëndësinë e punës për vendin.

Biden do t’i drejtohet gjithashtu kombit amerikan nesër për të dhënë një deklaratë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Biden foli gjithashtu në telefon me Kamala Harris për ta uruar atë për një fushatë historike.

Më herët, Kamala Harris ka telefonuar Trumpin për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Sjellim në vëmendje se Donald Trump u zgjodh presidenti i 47 i SHBA me votat e amerikanëve të zgjedhjeve të 5 Nëntorit./tvklana.l