Një telefonatë nga Lulzim Basha për analistin Preç Zogaj, ka qenë kjo situata e krijuar hipotetikisht në studion e “Opinion” në Tv Klan lidhur me sugjerimin politik pas vendimit të Gjykatës së Apelit në lidhje me vulën e PD-së. I ftuar në emision, Preç Zogaj ka thënë se Lulzim Basha duhet të shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe skenaret për bashkim.

Blendi Fevziu: Nëse Lulzim Basha do të telefononte dhe do të thoshte, Preç çfarë sugjerimi më jep pas këtij vendimi?

Preç Zogaj: Sugjerimi im në kushtet që janë krijuar është që ai duhet të shqyrtojë projektin e PD-së të bashkimit në federatë në diversitet që kanë ata. Ata nuk kanë strukturë politike për momentin. Ata duhet të shikojnë a e përmban teza e bashkimit në diversitet që kanë krijuar ndarjen. Ndarjen e kanë krijuar disa arsye dhe njëra nga arsyet është shpallja “non grata” e Sali Berishës. Vija tjetër ka qenë qëndrimi ndaj drejtësisë dhe ky është një grup që mbështet SPAK dhe drejtësinë e re, gjë që nuk ndodh në grupin tjetër dhe kjo është një çështje parimore. Unë nuk flas se çdokush bën zgjedhjen e vet. Duhet parë dhe studiuar. Detyrën dhe misionin e bashkimit e ka grupi i madh.

Blendi Fevziu: Të mori Luli dhe të tha se çfarë të bëj Preç?

Preç Zogaj: Duhen shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe skenaret për bashkim. Thënë këtë, se edhe bashkimi mekanik apo jo mekanik, vështirë se prodhon fitoren. Grupi më i madh i votuesve janë me asnjërën palë. Edhe sikur ata të bashkohen, prapë nuk jemi afër fitores.

Blendi Fevziu: Kush duhet ta marrë këtë, Basha apo Berisha?

Preç Zogaj: Objektivi, palët kundër qeverisë, them unë meqenëse e mori Rithemelimi këtë kënaqësi, unë kam bindjen se PD e bashkuar mund të shkojë në pushtet nëse Berisha tërhiqet dhe krijon kandidatë për një frymë të re.


/tvklan.al