Një çerdhe u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Zjarri ra në çerdhen numër 4, në lagjen 15 Tetori të këtij qyteti, e cila ka 33 fëmijë.
Menjëherë stafi edukatoreve evakuuan fëmijët dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërkohë me qëllim shuarjen e flakëve në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet zjarrfikëse dhe policia.
Gazetarja Anila Sefa thotë se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndije elektrike tek kutia e limitatorit. Dyshohet paraprakisht se kjo shkëndijë elektrike mund të ketë ndodhur për shkak të ndezjes së pajisjeve ngrohëse, por edhe nga amortizimi i godinës. Tashmë pritet që policia të verifikojë rrethanat e ngjarjes, pasi solli jo vetëm panik tek e gjithë lagja, por edhe rrezik tek hyrjet e pallateve.
Gazetarja thotë po ashtu se ngjarja po ashtu shkaktoi mjaft panik tek të vegjlit./tvklan.al