Një makinë tip “Benz” doli nga rruga këtë të diel dhe u përplas me shtyllën e ndriçimit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Transballkanike” e cila lidhet me autostradën e Fierit.
Dyshimet janë që makina e humbi kontrollin si rezultat i shpejtësisë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimit për të zbardhur shkaqet e rrethanat e plota të këtij aksidenti./tvklan.al