Dëshmia e Dorelës përmes telefonatës në “Shihemi në Gjyq” është tronditëse. Vajza e madhe e familjes Buzi, e cila vjen nga martesa e parë e Lulëzimit me Natashën, thotë se Arbër Buzin e ka vëlla nga nëna, edhe pse ka marrë mbiemrin e babait. Ajo nuk e ka parë më që prej moshës 3-vjeçare kur i ati e mori të jetonte me të sepse “e dinte që vetëm ajo ishte fëmija i tij biologjik”.
Dorela u rrit bashkë me Eristën dhe Demirin si motra e tyre e madhe dhe ata nuk kanë ditur asgjë derisa është çelur trashëgimia. Në të, Arbër Buzi dhe nëna e tij figurojnë pjesëtarë. Këtu nis konflikti me Eristën dhe nënën, Entelën që thotë se mban anën e tij. Ajo merr në dorë certifikatën familjare ku janë vetëm ata të pestë në trungun famiiljar dhe i drejtohet Dorelës.
Erista: Dorela! Arbër Buzi, pse nuk është në certifikatën tonë familjare? Unë pse nuk e kam fituar këtë gjënë që paskam një vëlla tjetër dhe ma ke mbajtur të fshehtë? Pse nuk ma keni treguar ti bashkë me mamanë time që kam sjellë sot këtu?
Dorela: Po nuk është i babait tonë!
Eni Çobani: I kujt është atëherë?
Erista: Unë e di se kam këtë motër dhe këtë vëlla!
Entela: Kam vetëm një vajzë që unë atë vajzë e kam gjetur dhe e kam rritur që ajo vajzë është Dorela që sot ajo është bërë bashkë me ty dhe më keni sjellë mua sot këtu! S’keni turp të dyja që më bini mua këtu!
Erista vazhdon të flasë me tone të larta e të ashpra ndaj nënës. Ajo i thotë se do ta zhdukë këtë dokument trashëgimie pasi pasuria u takon vetëm tre fëmijëve që janë në trungun familjar. Këtë ajo e bën fakt të kryer duke grisur dokumentet e më pas i hedh në ajër.
Erista: Në qoftë se Arbër Buzi është djali i babait tim, çfarë i takon për ligj le të vijë ta marrë dhe unë do t’i kërkoj ndjesë këtu! Në qoftë se Arbër Buzi nuk është vëllai im, unë do ta heq nga trungu familjar, ta dish zonjë e nderuar! Edhe këtë do ta gris, do të bëj tjetër dhe Arbri do të zhduket që këtu!
Entela: Të grisësh…
Erista: Do ta gris dhe Arbri do të zhduket që këtu zonjë e nderuar!
Entela: Ti mund t’i grisësh letrat…
Erista: Do ta gris dhe Arbri do të zhduket!
Ardit Gjebrea: Dorela, kam një pyetje të fundit: pse nuk ia ke treguar ti Eristës, motrës tënde këtë historinë që nuk jeni me të njëjtën nënë?
Erista: Tek nuk ma tregoi nëna ime do të ma tregonte motra! Kjo duhet të ma tregonte! Znj. Eni, këtë letrën unë nuk e jap më sepse kjo nuk është me trashëgimtarët e vërtetë!
Eni Çobani: Është fotokopje ajo.
Erista: Të jetë çfarë të dojë, unë do të nxjerr tjetër! Çelje trashëgimie është vetëm Dorela Buzi, Erista Buzi dhe Demir Buzi! Kjo do të ikë! (Erista gris dokumentet)./tvklan.al