Pas rrëfimit të motrës së madhe, Dorelës në lidhjen telefonike me “Shihemi në Gjyq”, Erista përforcon qëndrimin e saj ndaj nënës lidhur me Arbër Buzin, njeriun që ka të njëjtën atësi dhe mbiemër me to, por sipas tyre nuk e kanë vëlla biologjik nga babai i ndjerë, Lulëzimi.
Deri në këtë moment, Erista ka thënë se nuk e njeh dhe nuk ka asnjë informacion rreth tij. Në këtë pikë të diskutimit, ajo tregon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se tri javë më parë, kur mësoi që edhe Arbri është pjesë e trashëgimisë, ajo ka realizuar një komunikim virtual me të që s’ka qenë fort i afërt.
Ardit Gjebrea: Vëllain tënd se atë që ti nuk e konsideron vëlla, ke ndonjë lidhje me të?
Erista: Fare! Unë s’e njoh fare kush është, ta shikoj në rrugë nuk e njoh! Është turp, 24 vjeçe, të shikosh vëllain në rrugë e mos ta njohësh!
Ardit Gjebrea: Po ku e dini ju që ai e di që babai ka vdekur?
Erista: Flet nëpër telefonë me njerëzit e njohur të mitë dhe i japin informacionet, fshati!
Ardit Gjebrea: Cila është dëshmia juaj që ai do pasuri? Ku e dini ju që ai do pasuri?
Erista: Po kam folur!
Ardit Gjebrea: Ku ke folur?
Erista: Në momentin që unë e mora vesh të vërtetën para 3 javësh, më tregoi gjyshja si e quanin, si nuk e quanin dhe e kam gjetur në Facebook. I kam shkruar në Messenger si njerëz të qytetëruar, zotëri, jam Filan Fistekja, jam vajza e Lulëzim Buzit, kam marrë vesh këtë gjë nga gjyshja, në qoftë se ti je vëllai im, urdhëro poshtë të pimë një kafe dhe t’i zgjidhim punët si njerëz të qytetëruar, ai më tha “unë kam 30 vite nuk kam shkelur në Shqipëri, nuk di fare ç’bëhet aty. Natasha Plepi që është nëna ime, ajo do të merret me këtë punë dhe ajo do të marrë çfarë më takon për ligj mua”. I thashë unë seriozisht e ke këtë? “Po”, tha, okej, kaq i kam thënë dhe prandaj jam detyruar sot, kam ardhur këtu me zonjën që më mban anën e Arbrit!
Entela: Nuk mbaj anën e asnjërit.
Erista: Qëkur ka filluar këto gjërat e kësaj që m’i mban fshehurazi mua, kjo zonja nuk e di që mua më kanë filluar edhe kërcënimet me jetë, “do të të vras ty, do të të vras vëllanë” për Demirin dhe “mbiemrin Buzi unë do ta zhduk!” E di këtë? Vrit fëmijët e tu, mbaj Natasha Plepin! Ti s’do fëmijët e tu moj zonjë!/tvklan.al