Big Market ka zgjedhur të jetë pranë familjeve të prekura nga tërmeti në këto momente të vështira që po kalojnë.
Duke parë nevojat urgjente që këto familje kanë dhe sa i rëndësishëm është kontributi i gjithësecilit ne i bashkohemi thirrjes për të kontribuar në këto ditë të vështira duke dhuruar 100 000 € në llogarinë e krijuar për tërmetin.
Gjithashtu ashtu sikundër kemi bërë që nga dita e parë do të jemi pranë jush çdo ditë duke ofruar ndihma materiale dhe ushqimore për tua lehtësuar sadopak situatën. Bashkë mundemi!