Në familjen e parukierit të njohur, Sezer Arslan janë 8 fëmijë, 4 djem e 4 vajza. Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan  ai tregon se prindërit kanë ditur gjithnjë të vendosin balancat mes fëmijëve dhe rivaliteti nuk është ndier.

Së fundmi, ka pasur një dinamikë të re me ndarjen e pasurisë e cila sipas traditës, u takon vetëm djemve ndërsa vajzat nuk do të marrin asgjë. Kjo ‘e zhgënjen’ paksa Katerina Trungun që priste të dëgjonte se të rinjtë e kanë thyer traditën duke e ndarë në mënyrë të barabartë.

Sezer: Kur ka vdekur gjyshi im që kanë ngelur tokat, aty ne çunat kemi filluar diçka se gocave nuk u japim gjë, ashtu e kemi zakon, si traditë dhe gocat nuk marrin.

Katerina Trungu: Po pse, vazhdon akoma ky lloj rregulli, është i pranuar?

Sezer: Ne jemi të rinj, kurse në kohën e babit tim vazhdon akoma kështu që hallat nuk e duan, si traditë e ka babi im dhe babi im thotë nuk të takon, por prapë thotë ju e dini.

Katerina Trungu: E keni toleruar besoj deri diku…

Sezer: Ju çunat e dini jepni a nuk jepni edhe ne nuk japim.

Ermelinda Ndoja: Shumë troç!

Katerina Trungu: Unë e shkreta po prisja të më thoshte po, ne kemi bërë ndryshim.

Sezer: Të kishte më shumë, okej, por ne vazhdojmë akoma.

Katerina Trungu: Po kështu i keni marrëdhëniet e mira?

Sezer: Marrëdhëniet i kemi shumë të mira, thjesht mes neve vëllezërve ka filluar pak ajo pse ti, pse unë?/tvklan.al