Parapërgatitja e fëmijëve më të mëdhenj për ardhjen e një bebeje në shtëpi theksohet disa herë nga Teuta Borova si diçka shumë e rëndësishme që prindërit duhet ta bëjnë. Ajo ka kujtuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan sesi ardhja e papritur e vëllait ‘i kushtoi’ shtratin e saj. Mbrëmjen që ai erdhi në shtëpi, ajo shkoi fshehurazi në dhomë për t’u shtrirë nën krevat, edhe pse ishte një natë dhjetori.
“Kur im vëlla erdhi në jetë pas 4 vitesh e gjysmë, pas 3 vajzave, ai fjeti te krevati im por mua prindërit nuk më kishin thënë më përpara që ti do të kalosh, do të flesh me motrat se je e rritur dhe ai do të flejë në dhomë me ne. Unë, ai ka lindur edhe në natë dhjetori dhe unë s’e harroj, edhe pse kanë kaluar gjithë këto vite, ai më kishte zënë krevatin dhe unë, në natë dhjetori, ai ka lindur më 19, duhet të ketë ardhur në shtëpi më 23-24 dhjetor, unë kam fjetur nën krevat dhe shihja mamin tim që ndizte dritën, që i jepte gji dhe nuk e dinte që unë isha poshtë krevatit”, tha Borova./tvklan.al